Muzika dhe futbolli, kombinimi perfekt për ta kthyer Botërorin në argëtimin më të mirë

Muzika dhe futbolli duket se kanë qenë gjithmonë miq të ngushtë, gjë e pasqyruar së shumti në Botëroret e futbollit. Këngët zyrtare të botërorit duket sikur janë sinonim i entuziazmit , pasionit, dashurisë, delirit dhe emocioneve të panumërta që jetojnë tifozët e futbollit. Edhe kur vitet kalojnë , sa herë që dëgjon një këngë të Shakirës apo të Ricky Martin, të rikthehen ato ndjesi dhe emocione, të një vere, disa vite më parë, të mbyllura thjesht për t’u rihapur nga tingujt e muzikës. Nuk janë sigurisht vetëm Shakira dhe Ricky Martin ata që kanë kënduar një këngë zyrtare për një botëror, pasi vendimi që botërorit i duhej një këngë, u kuptua që në vitin 1962, ku dhe nisi për herë të parë një traditë, që nuk do të ndërpritej kurrë dhe që për çudinë e të gjithëve do përfshinte edhe një këngëtare nga shteti I vogël i Kosovës, një shqiptare që do të këndonte në krahë të Will Smith dhe Nicky Jam me këngën ‘Live It Up!’ prodhuar nga gjiganti i industrisë muzikore ‘The Diplo’. Kënga është pritur relativisht mirë, ka nga ata që thonë që këngës i mungon diçka, ka nga ata që thonë, që është thjesht perfekte. Por cilat janë këngët për secilën finale botërori dhe kush nga ato duket si më e preferuara e fansave?

Në vitin 1962 ishin “The Ramblers” me këngën “El Rock del Mundial” , në një botëror të luajtur në Kili, kënduar nga Kilian dhe fituar nga Brazili. Kënga u bë sinonimi i Brazilit të Pele-s dhe dominimit brazilian, shkruan Syri.net.

S’kishin si të ishin më pas angleze në finalet e Botërorit 1966. Kënga fliste për luanët angleze që do fitonin botërorin në tokën angleze, gjë që në fakt rezultoi e vërtetë. Përveç parashikimit, kënga u konsiderua me shumë një himn për Anglinë, se sa një himn për botërorin.

"Fútbol México 70" Botërori i radhës vjen me një melodi tipike latine, sikurse dhe pritej në Meksike 1970. Kënga pëlqehet dhe ajo çka fillon të kuptohet është, që futbolli është alegri. Pele me shokë thyejnë rekorde, duke fituar çdo ndeshje dhe duke thyer çdo rekord, duke i dhënë botërorit ngjyra alegrie të pa para ndonjëherë.

Viti 1974 finalet e botërorit luhen në shtëpinë e gjermanëve, që duken të vendosur për ta mbajtur në shtëpi. Meksika ishte argëtim, gjermanët ditën si ta bënin sfidë. Kënga me emrin "futbol" tregon qartazi, se sa kreativë janë gjermanët, kur bëhet fjalë për arte. Interpretimi i këngës bëhet nga futbollistët e kombëtares dhe është me shumë ftesë për luftë, se melodi për t’u argëtuar. Gjermanët fituan, por fansat e muzikës humbën.

Skandaloze mund të konsiderohet përzgjedhja e Argjentinës në 1978, që me sa duket pasqyroi më së miri tensionin, që ekziston brenda shtetit me një lufte civile, që pritej të shpërthente nga momenti në moment. Muzika e Ennio Morricone më shumë kujtonte filmat me Clint Eastwood se sa një festë futbolli.

Placido Domingo dhe El Mundial do të dëgjohej gjatë Botërorit 1982. Kënga përfaqëson më së miri kulturën Spanjolle por edhe Botërorin. Ritem, pasion dhe melodi që të fton të kërcesh dhe të argëtohesh.

1986 dhe jemi serish ne Meksike. Eshte hera e pare qe per nje Boteror prodhohen me shume se nje kenge. Prodhohen 3 kenge por ajo qe e perfaqeson me se miri Argjentinen e Maradones eshte “Hot, hot, hot” nga Arrow.

1990 jemi në Itali dhe si mundej qe mos te degjonim italianet te kendonin ne menyren qe ata dine. Nje balade epike si ato qe vetem Italianet dine te bejne dhe te pelqejne vetë, sepse kenga s’u prit mire. Dukej si nje lloj balade dashurie, paçka titullit qe fliste per Italine, “Un'estate Italiana”.

Ça mund të themi perveçse se amerikanët bëjnë gjithçka shumë mirë perveç të luajturit futboll. Pak komente mund të thuhen për ‘Queen’ dhe këngen ‘We are the Champions’. Një këngë që u shndërrua në himnin e ekipeve fituese kudo në botë që prej 1994-ës deri më sot.

1998 për shumë mund të konsiderohet viti i Francës, por me shumë të tjerët mund të konsiderohet viti i Rickey Martin. Kush nuk e ka kenduar te pakten njëherë në jete " Go go go , alez alez alez". Nga shumë konsiderohet kënga më e bukur e të gjitha kohërave për finalet e Botërorit.

Në 2002 do ishte këngëtarja më në zë për momentin që do këndonte për Botërorin e Koresë së jugut. Ishte Anastacia me këngën ‘Boom’, që bëri vërtet boom dhe u prit shumë mirë.

Në 2006 Gjermania e kishte kuptuar gabimin e disave viteve më parë, kështu që nuk bëri as një, as dy , as tre por plot 5 këngë, prej të cilave ishte “Hips don’t lie” e Shakires ajo që arrin të bëjë akoma edhe gjermanët të kërcejnë me ritme latine.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati në Gjermani ishte sërish Shakira që u përzgjodh midis të tjerësh të ishte pjesë e paketës artistike Afrikë 2010. Sërish kënga "Waka Waka" u prit shumë mirë duke e kthyer Shakirën në sinonim të muzikës së botërorit.

Jemi në Brazil 2014 dhe pritshmëritë janë maksimale, duke qenë se jemi në vendin e Sambës. Organizatorët morën disa nga emrat më të mëdhenjtë të muzikës latine si Jennifer Lopez, Pitbull dhe Clauda Leitte. Rezultati? Ishte Shakira me këngën ‘La La La’ sërish që vodhi shfaqjen. Kënga e Kolumbianes ishte hit masiv dhe tregoi edhe njëherë që Shakira është thjesht e lindur për botëror.

“Live it Up” është kënga zyrtare e Rusisë dhe sigurisht nuk ka krenari më të madhe të shikosh Era Istrefin ta këndojë. Kënga ka ritëm, ka energji, ka kualitet por diçka sipas fansave mungon. Duket se Botërori është një rrymë muzikore në të cilën shpirti latin di të notojë më mirë se çdokush.