Habit Floriana Garo: Ende nuk jam mësuar me Zvicrën!

Moderatorja Florjana Garo u shpreh për jetën e saj në Zvicër .

Ajo deklaroi se në KafeIn se Zvicra ishte vendi i duhur për të rritur vajzën e saj dhe se do te vinte së shpejti ne Tiranë.

Por, për sa i përket jetës në Zvicër Florjana tha se nuk ishte aq rehat siç duket nëpër intervista, kjo për shkak të mospërshtatjes me kulturën dhe njerëzit atje.

 U shpreh gjithashtu se duhet shumë guxim dhe vendosmëri për sfidat e përditshme të jetës.

Për sa i përket jetës bashkëshortore ajo tha se ishte shumë e lumtur dhe se babai i vajzës është jurist dhe jo personazh publik.