VIDEO/ Dalin pamjet e drogës së gjetur dje në Vlorë

Gjiri i Brisanit (apo siç njihet nga vendasit Gjiri i Ariut) është nga zonat më të bukura turistike të bregdetit jugor, shkruan Zëri i Amerikës.

Por kohët e fundit është kthyer në një vend grumbullimi të sasive të mëdha të marijuanës. Policia shqiptare tha sot se rreth 800 kilogramë ishte sasia e marijuanës që u bllokua gjatë një operacioni policor që nisi dje dhe vijoi edhe gjatë natës me kontrolle në territorin e Gadishullit të Karaburunit.

Një sasi bidonash me benzinë u zbuluan krahas lëndës narkotike të dyshuar nga policia se do të shërbenin për mjetin e lundrimit që do transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

Specialistët e antidrogës vlerësojnë se Gjiri i favorizon skafistët të futen me lehtësi për të ngarkuar lëndën narkotike e cila dërgohet në zonën afër bregut me korrierë apo kafshë.