VIDEO/ Danimarkë-Australi, vendosin një supergol dhe një penallti me VAR

Në “Samara Arena” u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Danimarkës dhe Australisë, shkruan Syri.net.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1, ku të dy golat e shënuan në pjesën e parë.

Eriksen shënoi i pari për Danimarkën një gol mjaft të bukur në minutën e 7-të, ndërsa kapiteni i Australisë, Jedinak, barazon me penallti, e cila u akordua nga VAR-i.

Në pjesën  e dytë të dy skuadrat ishin të kujdesshme, duke mos arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim Danimarka ngjitet në krye të Grupit C me 4 pikë, ndërsa Australia ka vetëm 1.

Takimi tjetër i këtij grupi mes Francës dhe Perusë do të luhet në orën 17:00.