VIDEO/ Spanja shkatërron grupin e 3-të të shqiptarëve grabitës

Një tjetër grup grabitësish shqiptarë është shkatërruar në Spanjë.

Sipas medieve, vjedhjet dhe grabitjet në Spanjë nga shqiptarët janë bërë një shqetësime për Guardia Civil.

Brenda muajit qershor është goditur grupi i tretë i shqiptarëve.

Bëhet fjalë për një grup mjaft të dhunshëm që nuk kursenin as të kërcënonin personat e shtëpive për të vjedhur.

Vetëm në një javë ky grup, emri i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ka grabitur pesë shtëpi në Madrid dhe Barcelonë.

Hetimet kishin nisur që një muaj më parë, kur u grabit një shtëpi në Torrelodones, ku brenda ishin çifti, dy fëmijët e tyre dhe dy punonjës.