Batuta e Botërorit/ Hasan Gurabardhi: Tani që nuk është Italia, Ed Rama është tifoz me Kolumbinë

Hasan Gurabardhi, një nga trajnerët më të mirë në Volejbollin shqiptar, ka bërë  dhe batutën më të bukur sa i përket këtij kampionati botëror.

Gjatë mbrëmjes së sotme i ftuar në Ora News, Gurabardhi duke folur për Kampionatin Botëror ka thënë se kryeministri Edi Rama i cili njihet si tifoz i Italisë, në mungesë të kësaj të fundit bën tifo për Kolumbinë.

‘Ed Rama tani qe italia e tij nuk eshte, ben tifozllik me Kolumbine’, tha Gurabardhi. Batutë kjo e cila ka bërë që të shpërthejnë në të qeshura të gjithë të ftuarit.

Por një batutë e cila ka dhe nota të forta ironia, pasi sot Shqipëria është realisht në një garë të fortë me Kolumbinë sa i përket prodhimit dhe trafikimit të Drogës.