Plagosi prindërit në bashkëpunim me të fejuarën, zbardhet dëshmia e djalit në Polici: Ja si nisi sherri

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në Durrës, ku një djalë së bashku me të fejuarën e tij kanë tentuar të vrasin babanë dhe nënën.

I riu 25-vjeçar në policia ka treguar të gjithë skenën se si ndodhi ngjarja dhe pse ai mori tentoi që të vriste prindërit.

“Kemi pas konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari mollë sherri mes nesh ishte bere fakti qe unë isha i papunë dhe mbahesha me te ardhurat qe prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Se dyti është bërë shkak edhe fakti qe ata nuk pranonin te fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Sot po shikonim ndeshjen mes Portugalia dhe Marokut kur nisa te grindesha me nenën time fillimisht, në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thike. Ndërkohë u afrua edhe babai te cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shume për këtë veprim fatal”, ka thënë i riu në polici.

Autori i krimit, 25-vjeçari Hajri Neziri, u largua menjëherë nga shtëpia. Dy orë më vonë, i riu u ndalua nga shërbimet policore të Tiranës në Spitalin e Traumës. 25-vjeçari shoqërohej edhe nga e fejuara e tij.

Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit, ndodhi sot, ku në një familje dibrane, djali 25-vjeçar, ka plagosur me thikë nënën dhe babanë pas një sherri në banesë.

Burrë e grua, Destan dhe Hasije Neziri, përkatesisht të moshës 75 dhe 64 vjeçe u dërguan për mjekim në spitalin rajonal nga fqinjët. Gjendja e tyre është e rëndë megjithëse po mbahen nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Autori u arratis pas ngjarjes dhe disa orë më vonë, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit bashke me nusen e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në lagjen Nr. 17/1.

I riu, thanë burimet që ka bashkëpunuar edhe me bashkëshorten për të vrarë nënën dhe babanë.