Përfundon pjesa e parë Iran – Spanjë, befasia që askush nuk e priste!

Kanë përfunduar 45 minutat e para dhe askush nuk e priste një barazim pa gola në sfidën ndërmjet Iranit dhe Spanjës.

Iberikët na kanë befasuar të gjithë pasi nuk kanë depërtuar në zonën kundërshtare e cila deri në këto momente ka qëndruar e pathyeshme.

Vlen të theksojmë që Spanja ka gjuajtur vetëm një herë në kuadratin e portës të mbrojtur nga Beiranvand.