Makina përplas rëndë këmbësorin te Rruga e Dibrës

Një aksident me pasojë plagosjen e një 50-vjeçari i regjistrua mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, te rruga e "Dibrës".

Mjeti me targa AA 218 TB me drejtues E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.