Gratë e ministrisë nuk i bindin prindërit e Eneas: Duam drejtësi, ose vetëgjyqësi

Reagojnë familjarët e Enea Ftojit pas bërjes publike të ekspertizës nga policia për vdekjen e tij, ku thuhej se shkak nuk ishte dhuna e policisë.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam, që policia thotë, se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhune nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë.

E rrahën edhe kur e shoqëruan edhe ne ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunën ndaj Enea Ftoit. Enea kishte shenja dhune ne trup dhe fytyre dhe krahun e kishte te thyer. Kërkojmë zhvarrosjen e trupit dhe ri ekspertim. Jemi te bindur qe vdiq nga dhuna e policisë. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”, shprehen prindërit e Eneas.