FOTO/U duk si dëmtim, Ronaldo trembi portugezët në pjesën e parë

Në “Luzhniki Stadium” të Moskës po luhet sfida e vlefshme për Grupin B të Botërorit ndërmjet Portugalisë dhe Marokut, shkruan Syri.net.

Ronaldo shënoi golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e katërt, teksa më pas i futi të dridhurat portugezëve.

Ylli i Real Madridit në një moment u duk sikur u dëmtua nga një dyluftim në mesfushë, teksa qëndroi për pak çaste i shtrirë në fushë.

Ronaldo po ndjente dhembje në këmbë, por për fat çdo gjë kaloi dhe kapiteni vazhdoi normalisht lojën.