FOTO/ Kallashi në gjendje të rëndë, përfundon në spital

Donjeta Kosumi ose siç njihet ndryshe si Kallashi është një nga personazhet më të komentuar nga mediat për shkak të fotove provokuese dhe klipeve e këngëve të ndryshme që publikon.

Sot ajo  ka publikuar një foto në instastory ku ka lajmëruar se është shtruar në spital. Në foto shfaqet dora e saj duke marrë serum, por Kallashi ende nuk ka treguar gjë për gjendjen e saj shëndetësore dhe arsyen e shtrimit.

Theksojmë se *Kallashi* u zhduk nga rrjetet sociale dhe siç u mësua ishte zhvendosur për në Zvicër ku dhe jetonte jetën larg vëmendjes së publikut

Pak ditë më parë ajo u bë përsëri aktive në rrjetet sociale dhe publikoi një foto seksi, ku shfaqej e zhveshur nga vaska.