Valletta e Maltës, njihuni me kundërshtarin e Kukësit në Champions League

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë eliminator të Champions League, njofton Syri.net.

Pas përjashtimit të Skënderbeut, është Kukësi që do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Skuadra verilindore do të përballet me Valletta të Maltës.    

Ndeshja e parë do të luhet më 10 ose 11 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa e kthimit më 17 ose 18 korrik.

Kush është kundërshtari i kuksianëve

Ekipi i kryeqytetit të ishullit të Maltës është themeluar në vitin 1943. Emri i dytë i ekipit është “Zambakët e Bardhë”.

Është skuadra me më shumë trofe të kampionatit maltez (24). Ka marrë pjesë 16 herë në Champions League.

Rezultati më i mirë i arritur në kompeticionet europiane është vetëm raundi i dytë kualifikues. Në renditjen e klubeve europiane renditet në vendin e 176-të.

Golashënuesi më i mirë i ekipi është Matteo Piciolo me 8 gola në 22 takime.

Kostoja e të gjithë skuadrës është 1.9 milion euro, ndërsa mosha mesatare e ekipit është 23 vjeç.

Kujtojmë që vlera e ekipit të Kukësit sipas “Transfermarkt” është afërsisht 5.2 milionë euro. Pra siç shihet diferencat janë të mëdha edhe shifra.