Mblidhte lek në emër të një fondacioni, hetohet për mashtrim

Policia e qytetit të Pogradecit ka nisur një procedim penal ndaj një personi i cili siç duket nëpërmjet mashtrimit u kërkonte para njerëzve të ndryshem për gjoja përdorimin e tyre në një fondacion bamirësie.

Në njoftimin e policisë në lidhje me këtë rast thuhet se: Më datë 18.06.2018, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik - Financiar, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin:

N.C, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve tëndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte vetë ky i fundit.