Europa League/ Kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare

UEFA ka ndarë në grupe skuadrat edhe për shortin e turit të parë në Europa League.

Kundërshtarë shumë të fortë në letër për 3 klubet shqiptare që marrin pjesë në këtë kompeticion, Luftëtarin, Laçin dhe Partizanin, kjo edhe për faktin se të tre skuadrat e Superiores bënin pjesë në vazon e ekipeve jo favorite.

Kundërshtarët e mundshëm të Luftëtarit

Hafnarfjördur (ISL),Nordsjælland (DEN), AIK (SWE), Ventspils (LVA) ,Shakhtyor Soligorsk (BLR).

Kundërshtarët e mundshëm të Laçit

Osijek (CRO), Maccabi Tel-Aviv (ISR), Sarajevo (BIH), Anorthosis Famagusta (CYP), Kairat Almaty (KAZ).

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit

Maribor (SVN), Tren?ín (SVK), Viitorul (ROU), Neftçi (AZE), Tobol Kostanay (KAZ).