U vranë dy përsona nga të shtënat më armë në Suedi, ja pistat

Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zj

arri në qytetin Malmos në jug të Suedisë.

Viktimat janë 18 dhe 29 vjeç dhe humbën jetën nga plagët e marra pas mbërritjes në spital, shkruan DË, referuar mediave lokale.

Një zëdhënës i policisë i tha gazetës "Svenska Dagbladet" se autori mund të ketë qëlluar nga brenda një makine, e cila ishte duke qëndruar pranë një interent kafeje në zonën e Drottninggatan në qendër të Malmos.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se  dëgjoi 15-20 të shtëna pranë internet kafesë.

Policia i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë  dhe larg vendit të ngjarjes. Ata thanë se nuk ishin në dijeni se kush mund ta kishte kryer këtë sulm, ndërsa përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me terrorizmin.

"Kjo është ndoshta një ngjarje që ka ndodhur mes grupeve kriminale", tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt.

Ndërsa një media tjetër tha se viktimat ishin të njohur nga policia.