VIDEO/ Veliaj sjell kaos në Kuvend, Vokshi: Dilni, jeni i paftuar! Garda, nxirreni jashtë!

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka futur në kaos, Komisionin e Informimit, pasi përveçse ka hyrë pa u ftuar, nuk ka pranuar të dalë jashtë!

Veliaj propagandonte pa pushim projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit si të kryer, si të përfunduar dhe nuk ka denjuar të dëgjojë kryetaren Albana Vokshi, e cila i kërkonte pa pushim të dilte jashtë dhe të mos bllokonte seancën! 

Pasi Vokshi ka tentuar disa herë që Garda ta nxjerrë jashtë Veliajn, ka hequr dorë nga mbrojtja ligjore pasi "duket që Garda ka frikë", siç u shpreh dhe përmes mediave, live, ka kërkuar të ndërhyjë Gramoç Ruçi të zgjidhë problemin.

Ndërkohë, për habinë e të gjithëve, Veliaj nuk ka reshtuar së foluri, duke propaganduar pa pushim arritjet e qeverisë, duke sulmuar, duke replikuar, pa pushim, pa pushim...ndërkohë që pas shpinës së tij kishte shtyrje dhe debate. Kulmi i gjithë provokacionit të ti u shënua kur bëri thirrje elektorale: Tirana do të fitojë! Tirana do të fitojë!" dhe kaloi në fyerje për deputetët nga rrethet: "Thirrini dhe këta nga rrethet, që ta dinë ku është Teatri. T'i ftojmë në Teatër!" 

Deputetët e opozitës janë afruar tek Veliaj, që me qendirmin e tij po e fyente znj. Vokshi, por Garda e ka rrethuar për ta mbrojtur dhe ka krijuar një mur midis tij dhe deputetëve të PD-së.

Vokshi: Ju lutem, Garda, nxirrni kryetarin e Bashkisë!

Ndërkohë, Veliaj nuk e lëshonte karrigen e komisionit duke e provokuar situatën më tepër, ndërkohë që pas tij Garda përpiqej të shmangte deputetët e opozitës që i kërkonin të dilnte nga mbledhja ku nuk ishte i thirrur.

Vokshi: Kam kërkuar të ndërhyjë Gramoz Ruçi! Garda, ju lutem, nxirreni jashtë dhunuesin e parlamentin, kryetarin e Bashkisë! /ar.sh/SYRI.NET