Kolumbi vs Japoni, formacionet e mundshme

Pas katër vitesh, Kolumbia dhe Japonia përgatiten për një tjetër duel mes tyre në fazën në grupe të një Botërori. Në vitin 2014, “Los Cafeteros” ishin ata që triumfuan me një sukses mbresëlënës 4-1, ndërsa shumëkush pret që skuadrat të shfaqin të njëjtin nivel në lojën e tyre edhe këtë radhë.