VIDEO/ E kishin mbingarkuar, përplaset helikopteri

Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një helikopter u përplas për një ndërtesë, gjatë një tentative të ngritjes në rajonin e Tyumenit të Siberisë në Rusi.

Në pamjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri Mi-8T shihet duke lëvizur përpara – por jo duke u larguar – dhe duke përplasur në një ndërtesë me helikën e saj.

Për fat të mirë thuhet se nuk kishte të lënduar nga ky aksident, i cili ndodhi në aeroportin Pojkovsky në Yugra të hënën.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri nuk ishte në gjendje të ngrihej në ajër për shkak të mbingarkesës së ngarkuar.