Seksi, i ndaluar për këto kombëtare

Nëse i shihni djemtë e kombëtares së Panamasë tepër energjike, mos u habisni. Trajneri Hernan Dario u ka dhënë disa kufizime gjatë kampionatit dhe një prej tyre është të mos kryejnë marrëdhënie intime. Kështu mund të rrisin përqendrimin dhe të shënojnë më shumë gola.

As gjermanët nuk mund të shkatërrojnë përgatitjet në Rusi 2018 me takime intime me gratë apo të dashurat e zemrës. Ata duhet të marrin leje për takime të shkurtra me familjen, vetëm gjatë fazës së grumbullimit.

Edhe për nigerianët seksi është I ndaluar, por vetëm me vajzat ruse. Futbollistët mund të kenë marrëdhënie intime me të dashurat dhe gratë, por me asnjë vajzë ruse!

Si shtet organizator dhe në përpjekje për një paraqitje sa më të mirë, duket se edhe Rusia do të ndalojë futbollistët të kryejnë marrëdhënie deri në 15 korrik.