Seksi për anglezët dhe gratë që do i shoqërojnë në Rusi 2018

1. Harry Kane pritet të bëhet baba për herë të dytë këtë botëror, prandaj ende nuk e dimë nëse të fejuarën e tij simpatike Katie Goodland do ta shohim në publik në Rusi, apo jo.

2. Nëse keni ëndërruar të martoheni në Xhamajka, prisni të shihni dasmën e 23 vjeçarit titullar Raheem Sterling me nënën e djalit të tij, Thiago. Ajo quhet Paige Millian, dhe fotot e saj në instagram janë ndër më të pëlqyerat, sidomos ato në plazh.

3. Modelja Ruby Mae u vendos në qëndër të vëmendjes kur u pa duke u puthur me yllin e Tottenham, Dele Alli, menjëherë pas humbjes së Anglisë me Islandën në Euro 2016. Le të shohim se si 23 vjeçarja që pozon për të brendshmet e Dolce & Gabbana dhe Channel , do ta mbështësë Alli-n në Rusi 2018.

4. Ende nuk e dimë nëse supermodelja brune Annie Kilner do të jetë duke brohoritur nga stoli për plaçkitësin e djathtë të Anglisë Kyle Ëalker. 27 vjeçari I City-t dhe Annie kanë një djalë dy vjeç së bashku, që e kanë quajtur Riaan.

5. Larg nga sytë e publikut, qëndërmbrojtjësi i City-t John Stones ka një lidhje dashurie me Millie Savage qëkur ka qënë 12 vjec. Ai ka një tatuazh të fytyrës së saj me një orë rrotull qafës. I çuditshëm apo jo?Megjithatë, vitin e kaluar u fol se Stones e ka tradhëtuar, edhe pse botërori 2018 I gjen sërish bashkë.

6. Fotografia e Daniela Casal me fanellën angleze për të mbështetur yllin e Tottenham-it Eric Dier, me siguri do ta mërzisë familjen e saj portugeze. Dier ka lindur në Angli, por është rritur në Portugali ku edhe janë njohur së bashku.

7. Dy portierët Butland dhe Pickford, të dy kanë zgjedhur nga një bjonde simpatike për t’i shoqëruar.

Butland do të shoqërohet nga stjuardesa Annabel Peyton, ndërsa e dashura e fëmijërisë së Pickford, Megan Davison është ndër më të ndjekurat në instagram pikërisht sepse aty ndan shpesh foto nga jeta private e të dyve.