Kreu i Këshilltarëve të djathtë të Hasit thirrje prefektit që të mos e miratojë titullin për Mazrekun

Pas vendimit të këshilltarëve të majtë për miratimin e dhënjes së titullit qytetar nderi për Gafurr Mazrekun ka reaguar kreu i këshilltarëve të djathtë Miftar Dauti i cili ka deklaruar për mediat se ata e kanë miratuar vendimin sapo në kishim kërkuar 5 minuta pushim dhe pa prezencen tonë.

Ai i bëri thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim të sotshëm të këshilltarëve të majtë të Hasit.

Ja deklarata e plotë e Dautit: Vendimi është i jashtëligjshem pasi vendimi është marrë pa prezencen e këshilltarëve të djathtë. Në kerkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohe këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim.