Messi, Ronaldo dhe Neymar në ‘lupën’ e Fabio Kapelos

Fabio Kapelo, trajneri i famshëm italian, aktualisht opinionist, ka folur së fundi për Botërorin e Rusisë, duke dhënë një mendim për nivelin e lojës së treguar deri tani.

Gjithashtu Don Fabio ka folur edhe për Messin, Ronaldon e Neymar, teksa tregon se cili ekip e ka zhgënjyer në ndeshjet e para të Botërorit.

“Ronaldo kundër Mesit? Të parin e pashë shumë të nervozuar pas finales së Championsit, sepse ndoshta kishte frikë se humbet “Topin e Artë”. Është mirë fizikisht, ndërsa Messi, me humbjen e penalltisë, ra në nivelin e lojës së skuadrës dhe nuk ishte më ai i  Barcelonës. Mesfushorët e Argjentinës janë shumë të ngadaltë dhe Messi nuk më duket në gjendje të mirë. Pastaj, Messi ka gjithmonë Maradonën si makth mbi kokë.

Neymar? Duket që i mungon ritmi i ndeshjeve. Brazili hyri në fushë shumë i qetë, e uli pak ritmin pas 1-0 dhe u ndal në barazim. Prisja më shumë nga Brazili në fakt, sepse i njoh idetë e Tites. Është skuadra që më ka zhgënjyer me shumë”, është shprehur Kapelo.