VIDEO/ De Bryne desh i theu këmbën në stërvitje, flet për herë të parë Januzaj

Adnan Januzaj e sheh si diçka normale ndërhyrjen e ashpër që i bëri De Bruyne në stërvitje, por që fatmirësisht kaloi pa pasoja.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ndërhyri ashpër në stërvitje ndaj Januzajt para ndeshjes me Panamanë.

Por, Januzaj, që i shpëtoi lehtësisht kësaj ndërhyrjeje brutale, çuditërisht ka justifikuar De Bruynen.

“Ajo nuk më shqetëson, sepse është pjesë e intensitetit të stërvitjeve”, tha lojtari me origjinë shqiptare.

“Unë jam driblues, Kevin dëshiroi vetëm të marrë topin dhe pas ndërhyrjes, unë vetëm doja ta rikuperoja topin sa më shpejt të ishte e mundshme. Jemi në Kupën e Botës dhe intensiteti është shumë i lartë”, shtoi mes tjerash Januzaj.