Enigmat, cila është pasuria e milioneres që u vra nga i dashuri malazes. Detaje

Vrasësi i milioneres ukrainase u arrestua nga specialistët e policisë së Tiranës. Arseni Stanoviç 22 vjeç nga Mali i Zi akuzohet se në 14 maj të këtij viti në Kotor qëlloi me thikë për vdekje dhe i dëmtoi kokën të dashurës së tij ukrainase Anastasia Lašmanova, një prej vajzave më të pasura në Ballkan dhe më gjerë.

Pasuria e saj vlerësohet në 105 mln euro dhe rezultonte drejtoreshë e disa kompanive, pronare e tre vendpushimeve në kompleksin luksoz Porto Montenegro në Tivar. Përvec kësaj ajo kishte kompleksin Perla dhe një sallon bukurie në Budva dhe disa aktivitetet ndërtimi.

Prej pak vitesh ajo kishte mbërritur në Malin e Zi nga Ukraina dhe nisi punë si kamariere për të mbërritur në pas në top listën e femrave më të pasura të Malit të Zi. Ndërsa mediat vendase u bënin jehonë aktiviteteve të shumta të bizneseve të saj.

Referuar këtyre mediave Lashmanova shoqërohej me persona të njohur në botën e krimit dhe krijonte marrëdhënie me njerëz të pasur, derisa sa arriti në majat e financës të shtetit të vogël ballkanik. Mediat malazeze shtojnë se Valaresa Dorin fshihet pas kësaj pasuri të Lashmanovës. Ai ishte pronar i kompanisë ruse "Aroma" një nga firmat më të mëdha për shitjen e mallrave luksoze si dhe pijeve alkoolike. Partneri i Valerisa Dorin është vëllai i tij Pavel. Sipas këtyre mediave mafia ruse shpesh përdor investime në biznese turistike, hoteleri dhe ndërtime si mjete për pastrimin e parave.

Ndërsa për vrasësin malazes, dihet fakti që ai është djali i komandantit të policisë kufitare në aeroportin e Tivarit dhe u shkarkua dy ditë pas ngjarjes, pasi kishte ndihmuar të birin në fshehjen e provave.

Mendohet se nisur nga njohjet e shumta me policinë e Ballkanit, ish-zyrtari malazes ka krijuar lidhje për të strehuar djalin e tij në Tiranë, ndërsa në Shqipëri kishte hyrë ilegalisht, pasi kërkohej nga policia.

22-vjecari është arrestuar në orët e vona të së shtunës në një lokal në Tiranë. Ai u deportua në Malin e Zi ku fillimisht do ti nështrohet hetimeve dhe një procesi të gjatë gjyqësor.