FOTO/ Largohet lojtari i parë nga Botërori

Përfaqësuesja e Danimarkës do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në “Rusi 2018” me një futbollist më pak.

Kjo, pasi mesfushori William Kvist e ka mbyllur para kohe pjesëmarrjen e tij në këtë turne.

Lojtari 33-vjeçar, i cili nisi ndeshjen ndaj Perusë si titullar, pësoi një dëmtim në brinjë në fitoren 1-0 të skuadrës së tij dhe tani është i detyruar të udhëtojë drejt vendlindjes për t’iu nënshtruar testeve më të hollësishme.

“Të gjithë në skuadër i urojnë William që të shërohet sa më shpejt. Urojmë që ai të jetë sa më shpejt përsëri në fushën e lojës”, shkruhej në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale nga Federata Daneze e Futbollit.

Lojtari u dëmtua pas një përplasje me Farfan dhe u largua me barelë nga fusha e lojës në minutën e 35-të të takimit, duke i lënë vendin Lase Shone.

Rregulloret parashikojnë që zëvendësimet e lojtarëve të dëmtuar mund të bëhen vetëm deri 24 orë para zhvillimit të ndeshjes së parë të një përfaqësueseje, ndaj Kvist nuk mund të zëvendësohet me futbollist tjetër.

Kësisoj, Danimarka do ta vazhdojë “Rusi 2018” me 22 futbollistë.