Aksidenti fatal në aksin Fier-Lushnje, këmbësorja në morg, të fejuarit në spital

Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi aksidentin me vdekje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Lushnje. Këmbësorja ka humbur jetën nga përplasja prej një makine ku ndodhej një çift të fejuarish.

Policia tha: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasinEuxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Volkswaken" ka aksidentuar shtetasen B.M, 72 vjeçe, banuese në Levan, e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.