FOTO/ Meksika befason Gjermaninë në pjesën e parë. Rezultati dhe statistikat

Në “Luzhniki Stadium” të Moskës po luhet ndeshja e parë e Grupit F të Botërorit mes Gjermanisë dhe Meksikës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin surprizë, 1-0 për meksikanët.

Në minutën e 35-të, në një kundërsulm Chicharito pason te Lozano i cili brenda zone gjuan saktë, duke kaluar Meksikën në avantazh.

Me avantazhin 1-0 mbyllet pjesa e parë. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.