VIDEO/ Perla e Kolarov i jep fitoren Serbisë

Në Cosmos Arena është luajtur ndeshja e parë e Grupit E midis Kosta Rikës dhe Serbisë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-0 për ballkanasit.

Ndeshja ka qenë e një ritmi mjaft të lartë ku në disa moment ka pasur edhe tensionim situate.

Takimi u vendos nga një super gol i Kolarov në minutën e 55 nga goditje dënimi.

Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit E, teksa në mbrëmje do të luajë Brazili me Zvicrën.