Spektakël në Kosta Rika-Serbi/ Milinkovic-Savic hidhet në rofeshatë, topi përfundon në...

Në Cosmos Arena po luhet ndeshja e parë e Grupit E midis Kosta Rikës dhe Serbisë.

Ritmi i lojës është mjaft i lartë dhe kulmin e kishte në minutat e fundit të pjesës së parë ku Milionkovic-Savic ka bërë një goditje spektakolare me rofeshatë, top që u prit nga Navas.

Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë lojë, por që nuk ishte.

Nëse topi do kishte përfunduar në rrjetë me ndihmën e VAR do jepej gol i rregullt.

/Ariglon Pali/Syri.net/