Ja 10 kombëtaret me më shumë pjesëmarrje në Botëror

Botërori i Rusisë ka filluar dhe sot është dita e katërt e këtij kompeticioni por a e keni menduar ndonjëherë se kush është ekipi që ka luajtur më shumë në Botëror?

Kush është ekipi që ka shënuar më shumë; kush është ekipi që ka pësuar më shumë; kush është ekipi që ka më shumë fitore etj etj...

Sa i përket pjesë marrjes Brazili është ekipi i vetëm që nuk ka munguar në asnjë botëror që prej fillimit dhe numëron 21 pjesëmarrje së bashku me këtë që po luhet në Rusi.

Gjermania është në vendin e dytë me 19, e ndjekur nga Italia me 18.

Në vend të katërt është Argjentina me 17, më pas vjen Meksika me 16.

Spanja, Anglia dhe Franca kanë nga 15 pjesëmarrje.

Top 10 e mbyllin Uruguai dhe Belgjika me nga 13 pjesëmarrje.

/Ariglon Pali/Syri.net/