Kim bën ‘çmendurinë’ e radhës në pamjen e saj

Kush tjetër përveç Kim Kardashian mund të guxojë aq shumë me pamjen e saj dhe të duket sërish plot stil? Duket sikur çdo gjë që ajo bën kthehet në trend, pasi vajzat nuk vonojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Kim na sjell trendin e radhës dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua tek ajo.

Kim së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, ishin të pranishme në “MTV Movie and Tv Awards” dhe i çuditi të gjithë me flokët e saj. Ajo i kishte bërë flokët gërsheta dhe dukej si një yll i vërtetë. Na mbetet të presim nëse vajzat do ta ndjekin edhe këtë trend të ri nga Kim.