Kim Kardashian pjesë e politikës?

A do t’i futet Kim Kardashian politikës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Në një interviste për CNN që u transmetuar të premten, ylli i reality show-t “Keep up with the Kardashian’s”  u shpreh se e shikonte si mundësi që ti futej politikës një ditë.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk mendoj se ndonjë ditë do ta shikonit emrin tim si kandidate për Presidente.”- tha Kim.

Kjo nuk është hera e parë qe Kim diskuton për t’iu futur jetës politike, Në 2012 ajo shprehu dëshirën e saj për të qënë kryebashkiakja e Glendale, California.

“E kam vendosur, do të kandidojë për kryebashkianen e Glendale. Duhet që të jesh rezidentë atje kështu që më duhet të blej një shtëpi.”.- ka thënë Kardashian në atë kohë.