Derbi italian për Di Marian, njëri ekip po avancon në garën për …..

Interi dhe Napoli janë futur në garë për Angel Di Marian, i cili mund të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë.

Përfaqësuesi argjentinas nuk duket të jetë i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re dhe kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit 2019.

Duke pasur këtë në mendje, për PSG-në shitja e tij duket të jetë e pashmangshme, me gjigantët e Serie A të gatshëm për shërbimet e tij.

Interi ka kohë që e kërkon Di Marian dhe Mediaset Premium pohon se drejtori sportiv Piero Ausilio ishte zotuar se do të tentojë ta transferojë atë nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.