Nuk ka më dyshime, Majk shfaqet për herë të parë me të dashurën e re

Pak kohë më parë, Majk u përfol për ndarjen nga e dashura me të cilën kishte pak kohë që frekuentohej. Melita Nushi ishte vajza me të cilën Majk u pa në disa ambiente, edhe pse asnjëherë ai vetë nuk e deklaroi publikisht lidhjen e dashurisë.

Edhe pas lajmit të ndarjes, pati edhe përgënjeshtrime, por sot u vërtetua se Majk është duke jetuar një histori të re. Këngëtari i Babastars është kapur së fundi në shoqërinë e një vajze brune.

Prive ka siguruar një foto nga dalja e fundit e çiftit në hapjen e një restoranti të ri në Prishtinë, në pronësi të Dekorim Sahitit, menaxheri i Babastars.

Ende nuk dihet se cila është vajza që e shoqëron reperin e Babastars në këtë event, por nga sa duket, Majk është i fokusuar në një histori tjetër tashmë.