FOTO/ Gazetari i zbulon sekretin Kejvina Kthellës: Nuk vesh të brendshme

Provokuese dhe plot sharm, ajo mbetet një nga vajzat më interesante të showbiz-it shqiptar. Përtej rolit të saj interesant, në emisonin e "Xing" me Ermalin, Kejvina Kthella përmes postimeve në rrjetet sociale na dëshmon se stili është diçka që i përket në lëkurë, veçmas profilit publik që ajo mban prej kohësh.

Kështu, Kejvina ka qenë e ftuara speciale në emisionin sportiv "Top Arena" në ekranin e Top Channel mbrëmjen e djeshme. Dhe menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në këtë format, ajo ka publikuar një video në instastory me gazetarin Ervin Kurti të "Top Magazine".

Ka qenë ky i fundit që i ka shprehur qartazi në video duke i thënë se: "Si the ti Kejvina nuk më duan fare të brëndshmet"? "Jo, fare"-i përgjigjet ajo, duke shtuar se madje ka dashur të provokojë edhe publikun në studio.

E guximshme kjo deklaratë nga ana e Kejvinës!