Nuk ka ‘Teatër Kombëtar’ në asnjë vend? Ja mrekullitë ballkanike që nuk i shikon Rama e Veliaj

Prej disa muajsh tashmë në Shqipëri, është hapur një debat i madh mes qeverisë dhe artistëve për sa i përket Teatrit Kombëtar.

Nga njëra anë është qeveria e cila kërkon të prishë teatrin me pretendimin se aty do të ndërtojë një të ri, por që deri më tani të gjitha projektet tregojnë se qëllimi i vetëm është ndërtimi i kullave. Nga ana tjetër janë artisët të cilët tashmë prej ditësh janë në protestë dhe kërkojnë që ky objekt të mos prishet, pasi aty ndodhet historia e artit shqiptar.

Por kush ka të drejtë, qeveria që do të ndërtojë kullën apo artistët?

Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vetëm pak ditë më parë thanë se në asnjë vend tjetër nuk ka Teatër Kombëtarë, por edhe këtu paskan gënjyer hapur.

Teatrot që do të shihni në fotot e mëposhtme nuk ndodhen as në SHBA e as në Australi, por janë fare pranë nesh, në Budapest, Beograd, Bukuresht, Sofie...

Siç shihet të gjitha këto teatro madhështinë nuk e kanë tek katet e larta apo kullat, pasi asnjëra nuk është e tillë, por tek bukuria dhe historia që ato mbartin brenda tyre...