'Këpuca e Artë' e Botërorit/ Messi gati të sfidojë Ronaldon
Leo Messi fillon sot aventurën me Argjentinën në "Kampionatin botëror 2018”.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke realizuar het-trik për Portugalinë në barazimin 3:3 ndaj Spanjës.
Ai po ashtu shtoi kandidaturën e tij në garë për “Këpucën e Artë” të Botërorit dhe çmimin kryesor individual për një futbollist, “Topi i Artë”.
Sot është radha e rivalit të tij kryesor, Leo Messi i cili duhet të reagojë për të lënë gjurmë në nisjen e Argjentinës, sot në orën 15:00 kundër Islandës.