Kros tregon atmosferën te Gjermania: Mezi po presim të tregojmë kush jemi

Toni Kros ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë ndaj Meksikës.

Mesfushori ka theksuar se ndeshja e parë do të jetë deçizive për ecurinë e skuadrës së Joachim Low.

“Në një turne të tillë, dëshira për të fituar është e rëndësishme. Secili nga lojtarët duhet të rritet brenda vetes dhe të ketë vetëbesim. Besoj se kjo do të ndodhë.

Te ne mbizotëron një atmosferë shumë e mirë. Mezi po presim të fillojnë ndeshjet. Dhe ne kemi treguar që jemi këtu për të fituar trofeun dhe të përsërisim suksesin që arritëm 4 vite më parë”, deklaroi mesfushori i Gjermanisë.