Egjipt-Uruguai/ Zbulohet arsyeja pse stadiumi i ishte i boshatisur

Mijëra karrige ishin bosh në ndeshjen e dytë të këtij Botërori mes Egjiptit dhe Uruguait.

Vendimi i FIFA-s për të çuar një biletë deri në 350 euro, ka bërë që tifozët ta bojkotojnë këtë ndeshje.

Nga një sy i lirë, hapësira të mëdha të stadium dukeshin me stola portokalli të lënë bosh.

Edhe duke qenë në fushë emra të mëdhenj si Luis Suarez, Edinson Cavani, tifozët zgjodhën ta braktisin tribunën.

Të shumtë ishin ata që talleshin me vendet bosh nëpër rrjetet sociale, të cilët në fakt vuanin për një biletë, duke e pasur ëndërr të jenë të paktën një herë në jetë në një ndeshje të kampionatit botëror.