VIDEO/ Rrugët e rrezikshme që ndjekin shqiptarët për të shkuar në Angli. Ja pamjet

Policia spanjolle ka arrestuar dy qytetare rumunë që po tentonin të trafikonin 9 shqiptarë për në Angli. Për këtë arsye, autoritetet kanë shtuar numrin e agjentëve në porte të ndryshme të vendit.

Mediat në Spanjë shkruajnë se është parë kohëve të fundit një rritje e madhe e kriminalitetit, ku përfshihen shqiptarë.

Duke filluar nga trafikimi i drogës dhe grabitjet, tashmë shtetasit shqiptarë janë në qendër të vëmendjes edhe për tentativat e tyre për të emigruar në mënyrë të paligjshme për në Britaninë e Madhe.

Për këtë, autoritetet kanë dërguar agjentë në portin e Bilbaos për të përforcuar kontrollet.

Vendimi është shtyrë pas ripërsëritjes së rasteve të trafikut të qenieve njerëzore.

Policia ka zbuluar dhe arrestuar së fundi 9 shqiptarë në brendësi të një kamioni, i cili do të udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar me anë të një trageti.

Bilbao, në fakt, numri i udhëtarëve të zbuluar nga forcat e sigurisë është shumëfishuar në vitet e fundit, shkruan El Diario.

Përveç kësaj mënyre, shqiptarët kanë gjetur dhe një mënyrë tjetër, për të arritur në ‘tokën e tyre të ëndrrave’.

Këta të fundit tani po kërkojnë rrugë të reja dhe të rrezikshme për të hyrë në tragete, të tilla si kanalizimet e porteve, ku hyjnë kur batica është e ulët.