Shpërthen mjeku i njohur/ I meritojmë bastardët që kemi, iku Pero ynë...

Pas ndarjes nga jeta të një nga futbollistët më të mirë të viteve 60’-70’ në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë ka reaguar mjeku i njohur Petrit Vargu në një postim në profilin e tij në Facebook, ku përveç dhimbjes për humbjen e mikut të ngushtë, i ka bërë përshtypje indiferenca e FSHF-së dhe klubit të Tiranës karshi Perikli Dhalesit…

“Dje Tirona, shkruan mjeku, moralisht ka rënë në kategorinë e katërt. Ndërsa ne si popull tregojmë që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë. Boll të kujtoni se çfare bëri Kosova pak ditë më parë për një lojtar të nivelit të tij”.

Ja shënimi i plotë i mjekut në facebook:

Dy ditë më parë humba mikun dhe pacientin tim të dashur, Perikli Dhales. Ishte e vetmja betejë që humbëm, pasi fitorja është e pamundur në mjekësinë e sotme, megjithë diagnostikimin e menjëhershëm që i bëmë.

Ajo që më bëri përshtypje ishte indiferenca e federatës së futbollit, për ta nderuar ashtu siç e meritonte. Indiferenca e bashkisë që ta nderonte kampionin e qytetit tonë. Dhe mbi të gjitha, indiferenca e klubit të Tironës për të nderuar kampionin e madh të tyre, duke harruar që nëpërmjet Peres, nderojnë veten e tyre.

Dje Tirona, moralisht ka rënë në kategorinë e katërt. Ndërsa ne si popull tregojmë që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë. Boll të kujtoni se çfare bëri Kosova pak ditë më parë për një lojtar të nivelit të tij.

Gëzuar Bajramin miqtë e mi.....!