ZYRTARE/ Kukësi tjetër ‘goditje’, prezanton blerjen e bujshme 600 mijë euroshe

Kukësi nuk ndalet në merkato, pasi gjatë ditës së sotme, ka prezantuar edhe mbrojtësin brazilian Uilliam Kordeiro, i cili është pritur nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi në aeroportin e Rinasit.

Vetëm 2 ditë më parë, drejtuesit e klubit kanë prezantuar mbrojtësin 24-vjeçar, i cili vjen nga Seria B e futbollit brazilian.

24-vjeçari vjen nga kampionati brazilian dhe kartoni i tij kap vlerën e 600 mijë eurove, prandaj mund të quhet një goditje e madhe e Kukësit.