Kioskat e qofteve të Veliajt për Botërorin, rikthejnë në bulevard besimtarët myslimanë

Besimtarët e shumtë shqiptarë të fesë myslimane, janë duke festuar sot një ditë të madhe siç është Fiter Bajrami.

Sipas traditës së përvitshme që në orën 6.00 të mëngjesit mijëra besimtarë u mblodhën për të bërë faljen e namazit në qendër të Tiranës

Por ndryshe nga një vit më parë ku ata u falën në sheshin ‘Skënderbej’, besimtarët myslimanë sivjet u rikthyen sërish në Bulevard.

Arsyeja e zhvendosjes së besimtarëve sërish në Bulevard lidhet me disa investime që ka bërë Bashkia e Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’ si rezultat i kampionatit botëror, ‘Rusi 2018’.

Kushdo që kalon nga sheshi dallon qartë se gjysma e sheshit është zënë nga tavolina të gjata ku serviren qofte dhe birra para një ekrani të madh ku secili mund të shoh ndeshjet nga kampionati botëror.

Kurse në një tjetër cep është ngritur një fushë e vogël basketbolli dhe një tjetër futbolli.

Nuk mungon një ambient i veçantë për të bërë selfie si dhe disa reklama hotelesh dhe agjencish turistike.