Fshehën masakrën mbi 73 drurë ahu, para ligjit 3 zyrtarë në Pogradec

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në maj të këtij viti në pyjet e ahut në Bishnicë. 73 drurë janë prerë, por dy zyrtarët e Sektorit të Pyjeve në bashkinë e Pogradecit nuk i kanë vënë ën dijeni instancat më të larta për këtë krim, si Inspektoriatin e Pyjeve dhe Policinë e Shtetit.

Ndaj. specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar kanë filluarn procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve G.I, 45 vjeç, banues në Pogradec dhe F.M, 50 vjeç dhe E.Gj, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Laktesh.

Të tre këta persona, njëri shef dhe dy të tjerët specialistë në Sektorin e Pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Pogradec, në datën 01.05.2018, në afërsi të fshatit Bishnicë kanë konstatuar 73 (shtatëdhjetë e tre) pemë ahu të prera nga persona ende të pa identifikuar dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa, për njoftimin zyrtar të Inspektoriatit Shtetëror të Pyjeve dhe Policisë së Shtetit, për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.