FOTO/ ISIS kërcënon, do hedhim bomba me dron gjatë kupës së botës

SIS ka kërcënuar se do sjellë vdekjen dhe shkatërrimin e Kupës së Botës duke hedhur bomba me dron. Grupi terrorist ka publikuar një video ku tregon se do të hedhë në erë stadiumet e futbollit në Rusi.

"Ne po ju shohim. Ne kemi dronë, po shqyrtojmë vendin dhe do ju sulmojmë", thuhet në pamjet e montuara.

Pamjet kanë qarkulluar në rrjete sociale, përfshirë bisedat private të terroristëve. Eksperti Raphael Gluck tha se propaganda është një fantazi, por kërcënimi duhet marrë seriozisht.