E akuzuan se i shiti shpirtin Putinit, Robbie Williams përgjigjet kështu

Robbie Williams shkaktoi polemika në performancën e tij në ceremoninë e hapjes së Botërorit “Rusi 2018”.

Në kohën kur miliarda persona po shikonin ceremoninë e hapjes së Botërorit, Robbie Williams vendosi që të tregojë gishtin e mesit duke kënduar këngën “Rock DJ”.

Këngëtari britanik i tregoi gishtin e mesit kamerës, ndoshta duke iu përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.

Disa ditë më parë si është akuzuar se “i ka shitur shpirtin një diktatori”.