‘Plumb në kokë Kryeministrit dhe Ministrit’, arrestohet gazetari, detajet e artikullit

Një gazetar ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në shtetin fqinj greqi dhe gazetari eshtë ndaluar nga forcat e rendit për shkak të një artikulli.

 "Kathimerini" shkruan se botuesi i gazetës "Makeleio", Stefanos Chios, u arrestua të enjten për një kryeartikull ku thuhet se presidenti grek, kryeministri dhe ministri i jashtëm duhet të gjithë të qëllohen në kokë për shkak të marrëveshjes së emrit midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Fotoja shoqëruese përshkruan Prokopis Pavlopoulos, Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi, ndërsa në tekst shkruhej: "Skuadra e ekzekutimit me një plumb në kokën e tyre".

Chios, i cili ka një histori të mirëfilltë me ligjin mbi titujt ofensivë dhe gjuhën e përdorur, u arrestua jashtë zyrave të gazetës në Kallithea, pasi një prokuror urdhëroi një hetim të menjëhershëm paraprak.