Maradona probleme me policinë në Rusi

Diego Armando Maradona ka qenë i pakapshëm për mbrojtjet kundërshtare kur luante futboll por duket se tani e ka të vështirë të “driblojë” policinë ruse. Në fakt, sot argjentinasi është përplasur me forcat speciale në hyrje të stadiumit “Luzhniki” në Moskë ku do të merrte pjesë në hapjen e Botërorit.

Sipas mediave ruse, anëtarët e forcave speciale “OMON”, nuk kanë njohur Kampionin e Botës të vitit 1986 dhe e kanë ndaluar që të hynte në parkingun e stadiumi. Pavarësisht kërcënimeve të shumta e protestave, ai nuk e kishte të mundur të kalonte pasi i mungonte një dokument që ta lejonte të bënte një rrugë të shkurtër drejt stadiumit.

Si rrjedhojë, Maradona ka ndërmarrë rrugën e gjatë për të shkuar në tribunë, ku ishte një nga të ftuarit e nderit nga FIFA dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.