Ramosin s’e mbajnë nervat gjatë konferencës për shtyp: Sikur jemi në funeral

Largimi i Lopeteguit nga stoli i Spanjës ka sjellë ndryshim të moralit në ekip dhe gjithashtu reagime të shumta.

Në konferencën e sotme ka patur një heshtje të madhe dhe Sergio Ramos nuk e ka kapërdirë dot këtë. 

Ramos dhe trajneri i ri Hierro janë pyetur vetëm për Lopeteguin, diçka e pritur kjo nga mediat.

“Më duket sikur jemi në një funeral, por në fakt jemi në Kupën e Botës një eveniment i mrekullueshëm. Duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht këto dy ditët e fundit nuk kanë qenë të bukura pasi Julen ishte pjesë e jona. Ai na ka ndihmuar shumë. Por mendoj se skuadra spanjolle është më e rëndësishme se një individ”, u shpreh Ramos.

Ai shtoi gjithashtu se: “Gjithsesi kemi besim te Hierro. Edhe stafi është ai i vjetri. Do të shihni Spanjën që keni parë gjithmonë  një Spanjë që luan bukur  nuk do ta humbasim përqendrimin”.